Kryeministrja britanike, Theresa May u bëri sot të ditur deputetëve se do të rikthehej në Bruksel për të diskutuar çështjen e ”rrjetit të sigurisë” që synon shmangien e rikthimit të një kufiri fizik mes dy Irlandave pas Brexit.

”Do të vijoj gjatë kësaj javë takimet me kolegët e mi përfshirë DUP (e Irlandës së Veriut) për të parë mundësinë e përmbushjes së detyrimeve tona, përfshirë atë për të shmangur rikthimin e një kufiri në mënyrën që të ketë mbështetjen më të madhe të kësaj Dhome”, pohon May, përcjell Atsh.

”Më pas unë do të prezantoj konkluzionet e këtyre diskutimeve në BE’’, vuri theksin liderja konservatore, e cila po përpiqet të zhbllokojë situatën pas refuzimit në masë javën e kaluar nga deputetët të marrëveshjes së divorcit të arritur me Brukselin.