Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka shpallur thirrje publike për pjesëmarrje në komision për dhënien e mendimit për ndryshim të përmbajtjes së teksteve shkollore deri në 30% për lëndët: Gjuhë maqedonase për klasën e parë, gjuhë angleze për klasën e dytë dhe të tretë të arsimit fillor nëntëvjeçar, transmeton Zhurnal.

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje në komision duhet të jenë mësimdhënës, bashkëpunëtor nga fakultetet e fushave të lëndës mësimore për të cilën është dedikuar teksti shkollor dhe të kenë të paktën 10 vjet përvojë pune.

Aplikimi mund të bëhet në web faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (mon.gov.mk). Të gjitha dokumentet e nevojshme si dhe adresa për aplikim janë të theksuara në web faqen e MASH.

Afati i fundit për dorëzimin e Fletëaplikimeve është deri më 31 janar 2019.