Partia djathtiste Grekët e Pavarur (ANEL) ka vendosur të braktisë Qeverinë e kryeministrit Aleksis Cipras. Lideri i kësaj partie, Panos Kamenos sot në mëngjes paralajmëroi se do të braktisë koalicionin qeverisës pë shkak të mosmarrëveshjeve rreth Marrëveshjes së Prespës, e cila tashmë është votuar në Shkup dhe vendi është pagëzuar me emrin e ri Maqedonia e Veriut, por gjithcka duhet të marrë dritë jeshile edhe në Athinë.
Braktisja e Qeverisë vjen pas një takimi sot në mëngjes mes Cipras dhe Kamenos rreth vazhdimit të qeverisjes. Kamenos pritet që të kumtojë vendimin në një konferencë me gazetarët.