24 të lënduar, 4 prej të cilëve më rëndë kanë kërkuar ndihmë në Spitalin e Qytetit të Shkupit për shkak të rrëshqitjeve në rrugë. Trotuaret e pa pastruara janë sfidë për banorët e kryeqytetit. Ata apelojnë që autoritetet të pastrojnë akullin dhe të hedhin kripë e rërë që të evitojnë rrëshqitjet e mundshme.

 Për ne të vjetrit është shumë rrezik, edhe atë i madh. Është e ngrirë, rrëshqet, ndërsa ne pleqtë edhe lehtë lëndohemi.  Rrugët janë pastruar, por trotuaret janë katastrofë. Të hidhet kripë dhe rërë, të paktën një rrugicë e vogël të hapet sa për të kaluar”

Duhet të pastrojnë pak ama nuk po pastrojnë asgjë. Këtu në Çair shumë pak pastrojnë. Ne dalim por me shumë kujdes, nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër”

Rreziku është i madh. Ja siç edhe po e shihni por nuk kemi çfarë të bëjmë.04-20 Komuna për gjithçka ka vesh, por për këtë çështje jo. Fatkeqësisht” – theksuan qytetarët e intervistuar për Alsat-M

Heshtje në Qytetin e Shkupit. Askush nuk përgjigjet në pyetjet e Alsat M në lidhje me gjendjen e rrugëve në kryeqytet. Gjendje më e rëndë me rrugët paraqitet edhe në Tetovë. Rrugët dytësore janë totalisht të paprekura nga ndërmarrjet komunale, por as rrugët kryesore nuk janë të pastruara siç duhet. Mungesa e hedhjes së kripës ka bërë që akulli dhe bora të mos shkrihen 4 ditë pasi të reshurat janë ndërprerë. Të revoltuar nga mos angazhimi i Komunës, banorët e disa lagjeve në Tetovë janë organizuar së bashku për të pastruar rrugën.

Ishim të blejmë kripë për 1000 denarë, 10 thasë i hodhëm se ka qenë katastrofë. Akulli shumë i lartë, më vjen keq për qytetarët. Komuna rrafsh e ka!”

Privat një djalë e ka pastruar, nga fshati Sllatinë ka ardhur këtu e ka pastruar vullnetarisht, ka kaluar një herë ndërsa këta të komunës nuk i kemi parë” – u shprehën qytetarët.

Për shkak se trotuaret janë të mbuluara nga shtresa e akullit, qytetarët detyrohen që të ecin në rrugën e paraparë për vetura, duke e rritur kështu edhe më shumë rrezikun për aksident.