Manjola Nallbani është një nga këngëtaret më të njohura shqiptare.

Pedagogja e Universitetit të Arteve  është nderuar dhe me çmimin ‘Mjeshtër i madh’ një vlerësim ky për të gjithë kontributin e saj përgjatë viteve të karrierës.

Image

Jo vetëm kaq po këngëtarja numëron me mijëra ndjekës në rrjetin social Instagram ku ndan herë pas here foto nga përditshmëria e saj.

Dhe këtë rrallë si asnjëherë më parë ajo ka zbuluar ambjentet e shtëpisë së saj përmes një fotoje.

Ajo  shfaqet e ulur në krye të tavolinës e cila është shtruar me shumë shije duke treguar dhe ambientin brenda shtëpisë së saj që duket nga arredimi shumë klasike dhe e ngrohtë.

Me një gotë verë ajo i ka uruar të gjithë ndjekësve të saj një javë të mbarë.

’Ju uroj shëndet dhe një javë të mbarë’ ka shkruar Manjola bashkangjitur fotos.

 

Loading...