Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz, ka si prioritet kryesor kthimin te Benfica, një klub që e braktisi në janar 2011 për të luajtur në Londër, për 25 milionë euro. Media “A Bola” thotë se qëllimi i tij është ta përfundojë karrierën në këtë vend. Futbollisti brazilian, i cili në sezonin e kaluar u ul në bankë nga Antonio Conte, është bërë një qendërmbrojtës i padiskutueshëm për Maurizio Sarri, këtë sezon, duke luajtur me minuta të plota në të gjitha ndeshjet e Premier League, përveç asaj kundër Wolvesit, në fillim të dhjetorit, pasi qëndroi në bankë.  Luiz është 31 vjeç dhe kontrata e tij skadon në qershor të këtij viti, kështu që mund të negociojë me këdo për t’u çliruar në verë.

Loading...