Liverpooli i kosovarit Xherdan Shaqiri, ka marrë një lajm shtytës para ndeshjes ndaj Crystal Palace në Premierligë këtë fundjavë.

Të kuqtë do t’i presin Shqiponjat e Roy Godgsonit në Anfield këtë fundjavë, të vetëdijshëm se mund ta ngrijnë epërsinë në krye të tabelës së Premierligës në shtatë pikë, meqë rivali Manchester City nuk luan deri të dielën, transmeton Gazeta Express.

Dhe skuadra e Jurgen Kloppit është inkurajuar nga fakti se Crystal Palace po përballet me krizë të portierëve para ndeshjen së Premierligës në udhëtim.

 

Hodgson do të detyrohet ta përzgjedhë portierin 39-vjeçar, Julian Speroni, në formacionin startues, i cili do të paraqitet për herë të parë që prej dhjetorit të vitit 2017.

Kjo si pasojë e mungesës së portierëve kryesorë Vicente Guaita dhe Wayne Hennessey, që janë lënduar.

Por, Liverpooli s’do ta ketë të lehtë ndaj Palace, skuadra që synon fitoren e tretë më radhë tronditëse në udhëtim, pas triumfeve ndaj Manchester Cityt dhe Wolves.