Komisioni Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime vendosi anulimin e shpalljes së konkursit për emërimin e anëtarëve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Kjo sepse Ligji i ri për Anti-korrupsion ende nuk është shpallur në Gazetën Zyrtare.

Sipas ligjit, Komisioni për Emërime do duhet të formojë Komision për selektimin e kandidatëve dhe kryetarin e Antikorrupsioni. Ndërsa shpallja dhe kriteret që pritet të jenë mjaftë të rrepta, do të publikohen nga Kryetari i Kuvendit. Më së voni deri të hënën pritet që ligji të shpallet në Gazetën Zyrtare dhe të vazhdohet procedura e zgjedhjes së anëtarëve dhe kryetarit të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit.