Java e 20 në Serie A sjell duelin mes skuadrës lidere dhe asaj të fundit. Juventusi e pret një Chievo që po vuan të arrijë rezultate pozitive pasi e ka shënuar vetëm një fitore deri tani këtë sezon.

“Zonja e vjetër” është në krye të ligës elitare italiane dhe ende nuk e ka shijuar humbjen, duke regjistruar 17 fitore dhe dy barazime. Po ashtu, Juve e ka sulmin e dytë më të mirë në ligë me 38 gola të shënuara, ndërsa mbrojtjen më të mirë me vetëm 11 gola të pranuara, raporton Gazeta Express.

Chievo udhëton drejt Torinos për të luajtur në një terren ku fitorja është pothuajse e pamundur, pasi bardhezinjtë i kanë fituar nëntë nga dhjetë ndeshjet në “Allianz Arena”.

Verdhekaltrit janë në rrugë drejt rënies nga liga. Pasi e nisi këtë sezon me minus tri pikë, Chievo i humbi më shumë se gjysmën e ndeshjeve deri tani këtë sezon.

Chievo nuk përballet me ndonjë mungesë të madhe, ndërsa te Juve do të mungojnë Andrea Barazgli, Mario Mandzukic dhe Miralem Pjanic.

Ndeshja nis në orën 20:30 në “Allianz Arena” në Torino.