Tash kur është aktual roli i deputetëve për ndryshimet e pritura kushtetuese, ndërsa dy deputetë, të ardhur dikur nga një parti tjetër në Lëvizjen BESA e kundërshtojnë këtë proces, kërkojmë nga mediat që të kenë mirëkuptim për këto dallime dhe gjithnjë kur duhet të flasin për qëndrimin KUNDËR të këtyre deputetëve, t’i apostrofojnë përmes emrave të tyre të përveçëm ose përmes fraksionit që ata e përfaqësojnë.

Me këtë rast, ne edhe një herë rikonfirmojmë se Lëvizja BESA me tre deputetët e saj mbetet e përkushtuar fuqimisht në miratimin e ndryshimeve kushtuese dhe anëtarësimin e vendit në NATO, duke besuar se kështu realizohet edhe një pjesë e programit tonë, por edhe një interes madhor i shqiptarëve në Maqedoni, që është edhe interes strategjik i shtetit.

Loading...