Hakan Calhanoglu nuk duket se do të kthehet në Gjermani te RB Leipzig, sipas Ralf Rangnick.

Duket se shpresat e  RB Leipzig për të nënshkruar me Hakan Calhanoglyu kanë përfunduar pasi që trajneri i klubit dhe drejtori sportiv Ralf Rangnick ka deklaruar se “nuk ka fuqi financiare” që marrëveshja të arrihet.

Raportet në Itali thoshin se Leopzig është pajtuar për të paguar 20 milionë euro për ta kthyer Calhanoglu në Bundesligë, transmeton GazetaExpress.

Megjithatë, Rangnick i ka dhënë fund këtë spekulimeve. “Marrëveshja financiarisht është e pamundur të arrihet”, ka thënë ai.

“Natyrisht ne e njohim atë, pasi që ai ka luajtur në Bundesliga, por tani ai luan në Milan”.

“Ne tashmë e dimë çmimin e tij, kështu që është absolutisht e pamundshme për ta kryer këtë lëvizje nga pikpamja financiare”.