Pas fotografisë nudo që publikoi në “Instagram” në kuadër të sfidës së 10-viteve më parë, duket se këngëtarja e njohur Ledina Çelo është bërë nostalgjike dhe ka hapur arkivin e fotove të vjetra.

Së fundmi ajo ka publikuar në profilin e saj në rrjetet sociale dy fotografi të papublikuara më parë.

Fotoja e parë është e vitit 1997 dhe bashkëngjitur me të shkruan: “20 vite më e vjetër”.

Ndërsa në foton e dytë ajo shihet duke pozuar për fotografin Besfort Hasanaj. Çelo shfaqet e shtrirë në disa shkallë të gurta dhe e veshur vetëm me një peshqir.

Përveç ngjyrës së flokëve, vëmë re edhe një tjetër detaj që Ledina e ka vënë në dukje edhe vetë, buzët.

“Buzëve me konturë kaf 🙈s‘kam çtu bëj…, ishte moda”, shkruan këngëtarja.

Image
Image