Mario Balotelli mund të largohet nga francezët e Nice gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Ish-sulmuesi i Interit, Milanit, Liverpoolit dhe Manchester Cityt duket se ka vendosur që të rikthehet në vendlindje.

Është skuadra nga Serie A, Sassuolo, ajo që ka shprehur dëshirën për transferimin e tij.

Lajmi bëhet i ditur nga ‘Tuttsport’, që sheh Sassuolon si skuadrën e vetme italiane në garë për ‘Super-Marion’.

Për 28-vjeçarin interesim ka edhe nga Franca, konkretisht skuadra e Marseille.

Balotelli është pjesë e Nice që nga viti 2016, dhe në 51 ndeshje në Ligue 1 ka shënuar 33 gola.

 

Loading...