E pabesueshme, por e vërtetë. Transferimi, i dhënë për i sigurt, i Adrien Rabiot te Barcelona mund të mos realizohet. “I keqi” i kësaj historie është francezi, i cili do të largohet nga PSG për të shkuar te katalonasit, por me kushtet e tij. Rabiot, në fakt, dëshiron të luajë në “Camp Nou” vetëm aty ku do ai.

Siç ka bërë të ditur “Sport”, futbollisti kërkon të përfshijë në kontratë edhe rolin që do të mbulojë në fushën e lojës. Rabiot nuk ka ndërmend të aktivizohet si mesfushor para mbrojtjes. Me pak fjalë, nuk ka ndërmend të bëjë atë që bën Busquets.

Ky lajm është konfirmuar edhe nga gazetari Abdellah Boulma në profilin e tij në Twitter. Asnjë klub nuk do ta pranonte me lehtësi një kërkesë të tillë: nëse Barcelona do të thotë po, mund të krijojë përçarje brenda skuadrës dhe do të kushtëzonte zgjedhjet e trajnerit.

Për këtë arsye, drejtuesit “blaugrana” duket se nuk kanë ndërmend ta pranojnë kërkesën e francezit dhe mund të vendosin të përqendrohen te holandezi Frenkie de Jong, i cili ka shumë mundësi që të pranojë të luajë edhe në portë për një ekip si Barcelona.

 

Loading...