Shkruan Nijazi Muhamedi

Kryeministri i Greqisë, A. Cipras paska folur ca KOPALLA presioni rreth shtetësisë “maqedonase”,si presion ndaj shqiptarëve dhe si mbështetje Zaevit, për të mbrojtur intrigën e tyre antishqiptare që e kanë kontrabanduar në Marrëveshjen e Prespës përtej caqeve të kontestit të emrit, dhe në kundërshtim flagrant me të drejtën ndërkombëtare dhe të asaj kontraktuale, në kundërshtim bile edhe më të hapur edhe me Deklaratën Universale të të DREJTAVE të njeriut, etj.

Meqë si publicist e kam ndjekur mbi 20 vjet këtë problem, sot po ia them me pak fjalë këtë:pikërisht do e presim NGESHËM ta bëni këtë për t’u njohur botërisht skandali antishqiptar i kësaj marrëveshjeje që është kontrabanduar përmes një marrëveshjeje ndërshtetërore që nuk guxon,që përtej problemit që e merr për zgjidhje, të bëjë edhe ridefinimin e brendshëm të një shteti, duke bërë edhe ridefinimin e konceptit të shtetit të palës së dytë(ani se me kërkesë të palës së dytë në MP) dhe për të zhbërë identitetin e një pale të tretë, konkretisht të shqiptarëve, jo pjesë e MP.

Meqë i njohim mirë dallaveret e përbashkëta që i kanë bërë dyja palët negocuese pikërisht kundër identitetit shqiptar, dhe si kontrabandim në MP, dhe meqë ky kontrabandim përbën një kërcënim dhe rrezikim moral për ekzistencën e shqiptarëve në Maqedoni, (duke lënë anësh me këtë rast edhe pretendimet kërcënuese greko-maqedase ndaj integritetit territorial të Shqipërisë që nuk janë maskuar mirë në MP.

Shqiptarët në Maqedoni do ta ngrenë këtë çështje në Gjykatën e Drejtësisë në Hagë, dhe në Gjykatën e të drejtave të njeriut në Strasburg, dhe aq sa i njohim punët do ta fitojnë këtë kauzë,
A do e bëjë nul si të tërë MP apo pjesërisht, është punë e vlerësimit të Gjykatës së Drejtësisë në Hagë.

Loading...