Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kociançiç, deklaron se Bashkimi Evropian ndjek me vëmendje zhvillimet në Greqi.

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kociançiç, deklaron se Bashkimi Evropian ndjek me vëmendje zhvillimet në Greqi sa i përket zbatimit të Marrëveshjes së Prespës dhe përsëriti se kjo marrëveshje është mundësi unike për zgjidhjen e kontestit 27-vjeçar mes Shkupit dhe Athinës.

“Bashkimi Evropian mbështet Marrëveshjen historike të Prespës të firmosur nga ana e kryeministrave, Cipras dhe Zaev, në qershor të vitit të kaluar, siç kemi përsëritur disa herë guximin politik, lidershipin, përgjegjësinë për ta zgjidhur njërin nga konfliktet më të vjetra të rajonit. E shohim si mundësi unike për kapërcimin e vështirësive të së kaluarës, për arritjen e pajtimit në rajon dhe Evropë dhe tani ndjekim procedurat kombëtare për zbatimin e plotë të Marrëveshjes”,- tha zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kociançiç.