Pakujdesia që mund të tregoni qoftë edhe një ditë, do të sjellë pasoja të pakëndshme, si përshembull pjesë të tepërta dhjami në zona të ndryshme të trupit.

-Konsumoni vezë në mëngjes. Veza ju ndihmon të humbisni peshë dhe është një ushqim i shëndetshëm.

-Mos konsumoni ëmbëlsira. Ato janë të shijshme, por nëse kaloni limitin ëmbëlsirat bëhen të dëmshme. Nëse i zëvendësoni ato me fruta do i bëni shumë mirë trupit tuaj.

-Largoni nga frigoriferi ushqimet e skuqura. Është me mirë nëse diçka e konsumoni të pjekur.

-Konsumoni sa me pak kripë. Përpos e dëmshme për veshkat, kripa përthith edhe lëndë që kthehen në dhjam.

-Shtoni brokolin. Brokoli është ushqimi më i mirë që mund të konsumojë dikush që mban trupin në formë.

-Bëni sport. Sporti ju ndihmon të digjni kalori, humbisni peshë dhe mbani trupin në formë.

-Bëni dush me ujë të ftohtë. Në temperaturat 17-18 gradë trupi juaj djeg 7% kalori me shumë se sa në temperatura të larta.

-Pini ujë natyral, mos e zëvendësoni me asnjë lëng tjetër.

-Lani dhëmbët ne mëngjes. Kur lani dhëmbët truri i jep stomakut një sinjal sikur i thotë “Jo më ushqim për sot”. Duke dashur t’i mbani të pastër ju kujdeseni që të mos konsumoni ushqim.

-Shkoni në shtrat para orës 23:00. Nëse flini më vonë trupi nuk mund të djegë kalori mjaftueshëm.

Loading...