Dermatologët këshillojnë që këto 4 produktet e mëposhtme nuk duhet ti përdorni për duart tuaja.

Ja kush janë produktet që nuk duhen përdorur:

-Sapunët antibakterial: Ato zakonisht i shmangen këtyre larësve sepse përmbajnë një përbërës i cili quhet triclosan. Ky i fundit ndikon në rritjen e rrezikut ndaj disa baktereve me të vërtetë të dëmshme.

-Manikyrët e thonjve: Disa prej tyre nuk i përdorin sepse ndodh që nga substancat e manikyrëve skuqen gishtat ose kutikulat. Jo gjithmonë ndodh por pse të rrezikojmë?!

-Dorezat e llastikut: Përbërja e tyre është prej latexi dhe ky i fundin një përbërës që shkakton alergji. Më mirë ta shmangim sa kemi mundësi.

-Makineritë që përdoren për tharjen e manikyrit xhel: Drita që ato lëshojnë është aq e dëmshme sa edhe rrezet UV të diellit. Kjo dritë rrit rrezikun për shkaktimin e kancerit të lëkurës.

-Larësin e pjatave: Dermatologët këshillojnë të mbani gjithmonë doreza pasi sapuni që ju lani enët prish barrierat mbrojtësë të lëkurës së duarve.

Loading...