Katër persona janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rastin.

Aksidenti sipas zëdhënëses së Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti-Haziraj, ka ndodhur rreth orës 9:30 në pjesën në fshatin Kishnicë.

Në këtë aksident, sipas zëdhënëses së Policisë, janë përfshirë dy vetura dhe një autobus.

“Në këtë aksident lëndime trupore kane marrë katër persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësiti i Trafikut”, tha Florie Ahmeti-Haziraj.