Juventusi e ka mundur në Jeddah të Arabisë Saudite, Milanin në një ndeshje shumë të dyshimtë për të cilën sigurisht do të këtë polemika. Ronaldo shënoi në minutën e 61 për t’ia dhënë kupën kampionit të Italisë, derisa pati edhe një karton të kuq për kuqezinjtë në minutën e 74-të

Juventusi ka fituar Superkupën e Italisë në një ndeshje ku më të mirë ishin Milan sidomos gjatë pjesës së parë dhe fillimit të pjesës së dytë ku edhe arritën që ta godasin shtyllën.

Milan ishin shumë të mirë në pjesën e parë dhe ishin afër për të kaluar në avantazh sidomos me Cutronen.

Megjithatë, Juventus fillon të sulmon në minutat e fundit të kësaj pjese por Milan arrin që të mbrohet mirë.

Me rezultat 0-0 përfundon pjesa e parë.

Edhe pjesën e dytë Milan e nis më mirë dhe arrin që të godas shtyllën, përsëri me Cutronen në minutën e 50.

Por, koncentrimi në sulm i kuqezinjve bëri që Pjanic të dërgojë një top në thellësi dhe të shënohet goli i parë në minutën e 61-të te ndeshjes me Cristiano Ronaldon.

Pikërisht këtu qëndron edhe polemika që do të pësojë pasi që gjyqtari i ndeshjes nuk u konsultua fare me VAR edhe pse pozita dukej që ishte jashtëloje, pasi që Ronaldo ishte me në thellësi.

Për Milanin gjërat komplikohen edhe më shumë pasi që Frank Kessie, me meritë u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 74-të.

Milan tentoi që të barazoi dhe për këtë futi në lojë edhe Higuain por pavarësisht kësaj nuk arritën që të barazojnë rezultatin.

Në fund të ndeshjes ishte edhe një rast i dyshimtë pasi që u bë një ndërhyrje në sulmuesit e Milanit por nuk ju dha si penallti.

Në fund ishin Juventusi që e ngritën trofeun e Superkupës së Italisë.

Ky është titulli i parë i Ronaldos që e merr me fanellën bardh e zi.