Këngëtarja shqiptare ka treguar se si është përshëndetur me të ëmën, herën e fundit që e ka takuar.

Albërie Hadërgjonaj është një nga femrat më të komentuara në rrjetet scoiale për shkak të fotove provokuese që publikon vazhdimisht. Por sigurisht që për të arritur deri këtu ku është dhe të ketë këtë vëmendjen që ka Albëria ka patur një rrugëtim të gjatë dhe të lodhshëm.

Këtë gjë këngëtarja e ka rrëfyer në emisionin “Oxygen”. Ajo tregon e përlotur se është larguar nga e ëma për t’u bërë dikushi në jetë. Gjatë bisedës Hadërgjonaj tregoi një pjesë shumë prekëse nga momentet kur takon të ëmën e cila jeton në Deçan.

“Kur isha verës sivjet, ajo më hodhi ujë, se e ka zakon më hedh ujë që me i ardh vitin tjetër prapë. U mërzita shumë, e dola edhe njëherë nga makina, e ju ula në gjunjë a besoni. E i thash ‘S’’të dal borxhit kurrë!’,”– u shpreh Albëria e emocionuar.

“Shumë punë, shumë lodhje për të arritur këtu ku jam. Gojët e liga nuk i kam dëgjuar, pasi jetën e kam filluar nga zero,”– vijon këngëtarja shqiptare më tej.