Sekretari gjeneral i VMRO-DPMNE-së, Igor Janushev në emisionin e mbrëmshëm “Otvoreno” deklaroi se VMRO-DPMNE menjëherë kërkon zgjedhje të parakohëshme parlamentare, transmeton Zhurnal.

Ai potencoi se hapat e ardhshme të veprimit të VMRO-DPMNE-së do ti publikon pas përgjigjes që do të marrin nga LSDM por gjithashtu potencoi se në asnjë mënyrë VMRO-DPMNE nuk do ti bojkoton zgjedhjet presidenciale.

Janushev tha se partia është e gatshme për zgjedhje dhe se pa dallim a do të jenë vetëm presidenciale apo edhe zgjedhjet e parakohëshme parlamentare, VMRO-DPMNE do t’i fiton zgjedhjet.

Ndryshe, Janushev disa ditë më parë deklaroi se ekziston mundësia që VMRO-DPMNE ti bojkoton zgjedhjet presidenciale nëse LSDM nuk ia përmbush kërkesat opozitës për zgjedhje të parakohëshme, por me deklaratën e mbrëmshme si duket Janushev ka ndryshuar mendje?