Mesfushori James Rodriguez ka pasur një sezon me lëndime në sezonin e tij të dytë nga huazimi nga Real Madridi

Trajneri i Bayern Munich, Nico Kovac pret që James Rodriguez të motivohet dhe të fokusohet në pjesën e mbetur të sezoni sepse ai “luan edhe për të ardhmen e tij” në klub.

“Gara është shumë e madhe, por çdo kush e fiton vendin e vet”, tha Kovac për gazetarë të mërkurën.

“Të gjithë lojtarët kanë nënshkruar një kontratë dhe ata e dinë që mund të mbesni edhe jashtë skuadrës”.

“James po luan për të ardhmen e tij. Pres që ai të përpiqet edhe më shumë. E shoh se ai është i motivuar dhe i fokusuar, ai dëshiron të luaj më shumë se në të kaluarën”.

“Si trajner, unë mund të vlerësoj vetëm punën në fushë, e cila gjë është standard jo vetëm për të por pët të gjithë. Asgjë nuk ka ndodhur”