Bryant dhe Lauren Swenson po vozisnin në një rrugë të paasfaltuar pranë Maai Mahiu në Kenia, më 30 nëntor, kur para tyre u ndal një furgon i bardhë.

Prej tij zbritën disa persona të armatosur me shpata.

Çifti që kishte edhe fëmijët e tyre brenda makinës, të vetëdijshëm për rrezikun u kthyem mbrapsht.

Burrat e maskuar filluan t’i ndiqnin me synim për t’u grabitur makinën e tyre. Por, shoferi bëri një manovrim të pazakontë, duke u arratisur prej tyre.

Ndërsa makina po ecte mbrapa, grupi i hajdutëve vrapuan për t’i zënë dhe sapo afrohen, shoferi i jep gaz përpara duke arritur të shpëtojnë.

Loading...