Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka kujtuar në 100 vjetorin e vdekjes personin që bëri shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemalin.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se Qemali ka lënë trashëgimi të përjetshme tek shqiptarët.

Ky është postimi i plotë në Facebook i Haradinajt:

Sot një shekull më parë vdiq strategu themelues i shtetit modern shqiptar, Ismail Qemail Vlora, i cili iu la shqiptarëve trashëgiminë e përjetshme, Shqipërinë e mëvetësishme.

Frymëzim për atdhetarët, udhërrëfyes dhe emblema e Shqipërisë, si kryetar i parë i Qeverisë shqiptare, bashkoi shqiptarët që të rreshtohen me idealet e lirisë, për një shtet të bazuar në vlerat Perëndimore.

I përjetshëm kujtimi për shtetformuesin, ikonën e pavarësisë sonë!

Loading...