Rafael Nadal ka luajtur në mënyrë shumë zbavitëse në një reklamë për ushqimin shumë të njohur Uber Eeats, përderisa debaton me gjyqtarin e ndeshjes se a mund të ha gjatë ndeshjes në Australian Open

Numri dy i botës ka treguar se ka aftësi të mira aktrimi derisa ai ka insistuar për të porositur “bukë” gjatë pushimit të ndeshjes për një reklamë që nuk ishte e saktë.

Video fillon me Nadalin që i afrohet gjyqtarit të rrjeta për t’u përballur me arbitrin i cili së pari mendon se është një klip real që po bëhet nga turneu i Melbourne.

Përderisa spanjolli shkon deri aty, komentatorët e ndeshjes thonë se Nadal nuk është i lumtur me gjykimin e tij, për ta bërë këtë gjë edhe me realiste.

“Ne do të hamë drekë”, thotë spanjolli derisa ai e shikon gjyqtarin në karrigen e tij i cili bën protesta komike sepse Nadal kishte “urdhëruar ushqimin kinez mbrëmë”, transmeton GazetaExpress.

Nadal pastaj kthehet të kamera dhe thotë: Sonte, unë do të porosis ushqim me mish dhe susam në tost”.

Një zile pastaj dëgjohet në fushë dhe ish kampionit të Australian Open i servohet ushqimi në raketë.

Pasi që e shikon porosinë e tij, Nadal thotë “fantastike” dhe kthehet prapë në fushë.

Pastaj gjyqtari thotë se 32 vjeçari po e “dhunon pushim e drekës” që e trondit pak Nadalin.

Nadal mandej e vazhdon ndeshjen e tij ku të mërkurën e mund Matthew Ebden për të kaluar në raundin e tretë të Melbourne.