Sulmuesi argjentinas pritet ta vazhdojë karrierën tek gjiganti italian

Bashkëshortja dhe njëherësh menaxherja e Mauri Icardit, Wanda Nara insiston se sulmuesi argjentinas do të nënshkruajë kontratë të re me Interin, shkruan Gazeta Express.

Ylli argjentinas ka realizuar 14 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon dhe aktualisht është kapiten i ekipit.

Kontrata aktuale e ish-futbollistit të Sampdorias skadon në vitin 2021, por Interi është i vendosur t’ia vazhdojë atë.

Ndërkohë, “Nerazzurri” ndihen në presion pasi për shërbimet e sulmuesit të rrezikshëm interesim kanë shfaqur Real Madridi dhe Chelsea.