Ibrahim Tatlises është një ndër aktorët më të njohur turk, një ndër më të pëlqyerit ndër vite.

Ikona e muzikës turke ka qenë dhe është i pëlqyer edhe në vende të tjera dhe këngët e tij dëgjohen e këndohen përherë, përcjell ORAinfo.

Këngët e tij janë pëlqyer shumë nga publiku por ato që u bënë hite për vite janë: Aramam, Haydi soyle, dhe mavi mavi.

E sot, këngëtari ka zgjedhur të bëjë një postim për këngën mavi mavi, e sidomos për aktoren që ka qenë në spot, Hulya Avsar, me të cilën edhe ka publikuar foto që i kanë si kujtim, dhe në fund i ka thënë mirë që ekziston.