Periudha kur Perandoria Osmane u drejtua nga sulltan Sulejmani i I është cilësuar si periudha e artë për këtë perandori.

Sulltan Sulejmani i I u quajt si Sulejmani i Madhërishëm, pasi gjatë sundimit të tij Perandoria Osmane i zgjeroi shumë kufinjtë e saj.

Ai kishte si synim të pushtonte Romën, por nuk e arriti këtë gjë. Në muret e haremit të këtij sulltani ka jetuar edhe një shqiptare, e cila u bë sulltaneshë më pas.

Sipas historianëve, gruaja e parë e sulltanit ishte nga Shqipëria, ajo lindi edhe trashëgimtarin e të Sulejmanit të Madhërishëm.

Bëhet fjalë për sulltaneshë Mahidevram, e cila lindi në vitin 1500 dhe vdiq në vitin 1581. Për të është shkruar se ka pasur një bukuri të rrallë.

Por Sulejmani i  Madhërishëm e vrau djalin, që kishte me sulltaneshën nga Shqipëria, pas frikës së ai do të rebelohej dhe t’i merrte fronin. Shkruhet se djali i saj u ekzektua në mënyrë mizore.

Gjithashtu jeta e sulltaneshë Mahidevram u bë shumë e  vështirë, sepse sulltanesha e preferuar e sulltan Sulejmanit Hyremi nuk e la të qetë derisa sa ajo u largua në pallatin në Bursa.

Pas vrasjes të së birit, ajo bëri një jetë të vuajtur e mbyllur mes katër mureve dhe lotëve. Sulltaneshë  Mahidevram jetoi në pallatin në Bursa përmes një pensioni, që i dërgonte sulltani i ri pas vdekjes së Sulejmanit deri në moshën 81-vjeçare.