]

Sa shumë dini për hotelet në botë. Disa hotele tashmë janë hyrë edhe në Librin e Rekordeve Guinnes.

Për shembull hoteli më i madh ndodhet në SHBA, ai më i larti në Dubai dhe më i shtrenjti në Zvicër.

Ja disa rekorde

1.Gevora Hotel (Dubai-Emiratet e Bashkuara Arabe) – Hoteli më i lartë në botë

Gevora Hotel në Dubai (356 metra), në Emiratet e Bashkuara Arabe, është hoteli më i lartë në botë. Hoteli ka 75 kate, 528 dhoma (më e vogla nëse do ta cilësonim kështu është 46 metra katrorë; më e madhja 85 metra katrorë). Ndër të tjera hoteli ka 5 restorante, 2 palestra dhe pishina (njëra e hapur dhe panoramike, e ndërtuar në tarracën e hotelit), shkruan ‘monitor’.

2.Hotel President Wilson (Gjenevë-Zvicër) – Hoteli më i shtrenjtë në botë

Hoteli më i shtrenjtë në botë, ose më mirë të themi, dhoma më e shtrenjtë në botë ndodhet në Europë, në Zvicër, në Hotel President Wilson. “Royal Penthouse Suite” më shumë se sa një dhomë, duket një hotel brenda hoteli: 12 dhoma gjumi që zënë një kat të tërë (kati i tetë) me 12 banja të dekoruara në mermer dhe me pamje mbi liqenin Lemano dhe Malin e Bardhë, një bibliotekë, një ashensor privat, një mazhordom dhe një shofer gjithnjë në dispozicionin tuaj. Çmimi: 70 mijë euro nata, përcjell albinfo.ch.

3.MGM Grand në Las Vegas (Shtetet e Bashkuara të Amerikës)  – Hoteli më i madh në botë

Me më shumë se 5 mijë dhoma, Hoteli ka një kazino, MGM Grand Arena (për koncerte, spektakle dhe ngjarje sportive), 16 restorante, pishina e shumë atraksione të tjera. Pra më shumë se një hotel, një “qytet”.

  1. First World Hotel& Plaza (Genting Highlands – Malajzi) – Hoteli me më shumë dhoma (deri tani)

Edhe pse në fakt për numrin e dhomave, vendi i parë i takon First World Hotel& Plaza, me më shumë se 7300 dhoma.

5.Abraj Kudai Hotel (Mekë – Arabi Saudite) – Hoteli me më shumë dhoma (në ndërtim)

Këto dy rekorde do të thyhen shumë shpejt nga Abraj Kudai Hotel, aktualisht në ndërtim në Arabinë Saudite, i cili do të ketë rreth 10 mijë dhoma që do të ndodhen në 12 kulla, me 70 restorante.

  1. Central Hotel & Café (Kopenhagën – Danimarkë) – Hoteli me dhomën më të vogël

Central Hotel & Café në Kopenhagën (Danimarkë) ndodhet në lagjen historike Vesterbro: sipërfaqja e një dhome është 12 metra katrorë.

7.Eh’haeusl (Amberg – Gjermani), është hoteli më i vogël në botë, vetëm 50 metra katrorë.

8.Nishiyama Onsen Keiunkan (Hayakawa – Japoni) – Hoteli më i vjetër në botë.

I ndërtuar në rrëzë të malit Fuji – 13 shekuj histori, 52 breza të së njëjtës familje, 37 dhoma, ne Nishiyama Onsen Keiunkan mund të ndieni ende historinë e Japonisë antike, me samurajit që shëronin plagët e luftës me ujërat termale të zonës.

9.Ice Hotel (Jukkasjärvi – Suedi)-Hoteli më i ftohtë në botë

Hoteli më i ftohtë në botë ndodhet në Lapland suedez, mund ta cilësojmë një hotel “sezonal”. Dhomat e tij janë realizuar me blloqe akulli, të cilat shkrijnë gjatë pranverës dhe ndërtohen sërish në dimër. Çdo dhomë ka një temë të caktuar.

  1. Hyatt Capital Gate Hotel (Abu Dhabi – Emiratet e Bashkuara Arabe) – Hoteli më “i pjerrët” në botë.

Një hotel me pesë yje, 189 dhoma, një pishinë të hapur dhe një qendër spa e njohur si “Spa e qiellit” pasi ka pamje mbi Gjirin e Abu Dhabit. Pjerrësia e tij? 18 gradë. Një përvojë për ata që kanë stomak të fortë.

11.Desert Cave Hotel (Australi) – Hoteli “më i thellë” në botë

Desert Cave Hotel, i ndërtuar në mes të shkretëtirës australiane ka 19 dhoma. Në të vërtetë, i gjithë qyteti Coober Pety, rreth 1500 shtëpi, si dhe hoteli, është nën nivelin e detit; një zgjidhje e banorëve në fillim të viteve ‘900 për t’i shpëtuar temperaturave asfiksuese që në verë mund t’i kalojnë edhe 50 gradë Celsius.

  1. Hotel Millepini Terme (Montegrotto Terme – Itali) – Hoteli me pishinën më të thellë

Pishina e këtij hoteli duket si një minihumnerë 42 metra, ekuivalente me një pallat 14-katësh. Pishina quhet ndryshe edhe Y-40 The Deep Joy. Përveçse frekuentohet nga mysafirët e hotelit – ajo pret – veçanërisht në dimër – kur temperaturat e bëjnë të vështirë stërvitjen –zhytës profesionistë dhe notarë të pasionuar pas zhytjeve nga e gjithë bota.

Loading...