]

Ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Mavrovë – Dibër është ndërprerë sot në mëngjes në orën shtatë, ndërsa ende është në fuqi ndalesa në Strazhë, informojnë nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).

Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, ndërsa në disa vende të larta në pjesët perëndimore të vendit me mbetje të borës nëpër rrugë pas intervenimit të shërbimeve kujdestare.

Reshje të dobëta të borës ka edhe në Kodrën e Diellit edhe në Mavrovë.

Nëpër disa akse rrugore të cilat kalojnë nëpër gryka malore është e mundur rrëshqitje e dheut.

NP Rrugët e Maqedonisë apelon drejtim të kujdesshëm të automjeteve dhe përshtatje e shpejtësisë me kushtet në rrugë. .

Loading...