Davide Calabria ka thënë se Gonzalo Higuain është duke kaluar në një kohë të vështirë momentalisht, mirëpo sipas tij ai është ‘Cristiano Ronaldo’ i kuqezinjve.

Higuain i ka shënuar gjashtë gola në këtë stinor me Milanin, dhe vazhdon të spekulohet për një largim të mundshëm drejt Chelseat.

“I kam thënë agjentit tim se nuk kam parë ndonjë sulmuesi si Higuaini. Ai është shumë i mirë dhe gjithmonë ka bërë mirë kudo që ka qenë”, ka thënë mbrojtësi i Milanit, Calabria.

“Ai është në një moment të vështirë, gjë që ndodh, mirëpo ai është Ronaldo ynë, duke na dhënë prestigj dhe diçka më shumë në gjeneral”.

Loading...