Sulmuesi argjentinas dëshiron të largohet nga Milani në janar

Gonzalo Higuain duket se i ka ditët e numëruara në Milan, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi argjentinas është i pakënaqur në “San Siro” dhe dëshiron të largohet këtë muaj.

“El Pipita” mund të transferohet në Chelsea, i cili e do në formë huazimi me të drejt blerjeje definitive.

“Blues” e duan lojtarin për 18 muaj dhe janë të gatshëm t’i paguajnë 54 milionë euro, 27 milionë për huazim dhe 27 të tjera për rrogat e lojtarit.

Ndërkohë, Milani i ka në opsion tri alternativa nëse largohet ish-futbollisti i Napolit.

Krzistof Piatek i Genoas, Alvaro Morata i Chelseat dhe Edinson Cavani i PSG-së janë tre objekticat e “Rossoneri”.