Rinovimi i Icardit po kthehet në një telenovelë, por sa e gjatë… Në fillim thumbimet e Wanda Naras, më pas vetë Icardi, pastaj Ausilio e kështu me radhë. Deri kur, fjalën e kanë marrë Beppe Marotta dhe Steven Zhang, që kanë siguruar se do të ketë takim dhe rinovim, pasi “bëhet fjalë për kapitenin”.

Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti.  “Kjo historia e Icardit është e zakonshme dhe çdo vit është e njëjta gjë. Mendoj se futbollisti ka të drejtë të mendojë për një rrogë më të lartë dhe klubi duhet të gjejë strategjinë e duhur për ta kënaqur. A do t’i kisha dhënë 9 mln euro nëse do të isha president? Nuk e di si konvertohen me kohën kur isha president”.

Sulmuesi argjentinas u gjobit për një vonesë në prezantimin në grumbull me 100 mijë euro. Ndërkohë, ende asnjë bisedë zyrtare për të shtyrë kontratën. Icardi fiton 4,5 mln euro në sezon dhe ajo që e irriton nga Interi është se oferta për rrogën e re nuk është në parametër me vlerat e tij. Në fakt, duke parë se Higuain fiton 9 mln euro, Ronaldo 30 milionë euro, ndaj mbetet vetëm kapiteni zikaltër “më i varfëri”.

Loading...