Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka komentuar deklaratën e sotme të kryeministrit Ramush Haradinaj dhënë nga Reçaku, i cili tha se askush nuk do të guxojë të fal token e Kosovës.

Aty Haradinaj në prani të Kadri Veselit ka pranuar se mund ta humbë pozitën e kryeministrit për shkak të refuzimit për ta hequr taksën. Ai për herë të parë ka përmendur edhe fjalën “edhe nëse më rrëzojnë…” duke përmendur “fuqinë e madhe” (SHBA-në), “ndërskamcat” si dhe mundësinë që e gjithë kjo situatë mund ta çojë edhe në burg.

Haziri në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në T7, ka thënë deklaratat e Haradinajt nga Reçaku ishin të drejtuara për Kadri Veslin.

“ Ajo çka e tha Haradinaj për faljen e tokës së Kosovës dhe se atë mund ta rrëzojnë nga qeveria, ishte për Kadri Veselin. E gjitha çka e ka thënë Haradinaj ishte mesazh për Veselin më të cilin edhe është në koalicion  qeverisës ”, ka thënë Haziri.

Ai tutje ka thënë se PDK do ta rrezojë këtë qeveri ashtu siç ka vepruar me LDK’në.

“ Edhe kjo qeveri mund të bjerë me iniciativë të PDK. Kështu ka vepruar edhe në kohën sa ishte ne koalicion me LDK”, kë thënë Haziri.