Sami Lushtaku, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Drenicës ka hyrë për intervistim në zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë të Holandës.

Intervistimi i tij nga Prokurori Special është paraparë të fillojë në ora 10:00 dhe nuk dihet sa do të zgjasë, njofton Klan Kosova.

Marrja në pyetje e Lushtakut do të bëhet në pranin të avokatit, Geoffrey Nice.

Lushtaku ka qenë i shoqëruar nga familja e tij dhe deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Ish-komandanti i Drenicës është figura e dytë që po intervistohet nga Specialja, njofton Klan Kosova.

Dje dhe pardje është intervistuar Rrustem Mustafa, ish-komandant i UÇK-së për Zonën e Llapit.