Marrëveshja e Prespës që nga nënshkrimi kontribuon në përforcimin e paqes dhe stabilitetit të Ballkanit dhe njëkohësisht është edhe model për zgjidhjen e dallimeve midis dy shteteve të pavarura sovrane nën mbikëqyrje të KB-së, pa përzierje të palëve të treta, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë, në reagimin pas njoftimit të MPJ-së ruse lidhur me Marrëveshjen e Prespës.

-Partnerët tanë ndërkombëtarë janë thirrur të respektojnë frymën dhe përmbajtjen e marrëveshjes dhe të mirëpresin faktin se udhëheqësit politikë të të dy vendeve kanë treguar guximin e nevojshëm politik për të arritur një zgjidhje për një çështje veçanërisht të vështirë, duke mbrojtur në të njëjtën kohë interesat e tyre kombëtare, njofton Ministria e Jashtme Greke.

Ata shprehin bindjen se Rusia “do të respektojë ndjeshmërinë e popullit grek në lidhje me përdorimin e emrit Maqedoni” dhe se që tani e tutje vendi do të përdorë “emrin e ri kushtetues, gjegjësisht Maqedonia e Veriut” për vendin.

Dhe më e rëndësishmja, do të distancohen nga deklarata të ngjashme që ndërhyjnë në punët e brendshme të Greqisë, thonë nga Ministria e Jashtme greke në përgjigjen e tyre rreth pjesës në deklaratën e Ministria së Jashtme e Rusisë ku theksohen zhvillimet e brendshme politike në Greqi.

-Përmendja e zhvillimeve politike brenda vendeve mike të Ministrisë së Jashtme ruse nuk është në përputhje me nivelin që karakterizon marrëdhëniet greko-ruse dhe lidhjet e qëndrueshme të miqësisë midis popujve tanë, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme në Greqi.