Me video në të cilën kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev shndërrohet në Aleksandrin e Madh dhe thotë se tashmë askush nuk do na kontestojë se jemi maqedonas dhe të flasim gjuhën maqedonase, Grekët e Pavarur pyesin: Do të lejojmë që Zaevi të flasë në emrin e Aleksandrit të Madh?, njofton korrespondentja e M.I.A-s nga Athina.

“Maqedono-verior, nuk do të jem as unë, as ju e as fëmijët tuaj, sepse qartë është konfirmuar se jemi maqedonas, flasim gjuhën maqedonase. Më e rëndësishme është që tashmë askush nuk do na e kontestojë”, është një pjesë e deklaratës së Zaevit më 6 dhjetor të vitit 2018 e shfrytëzuar në videon e Grekëve të Pavarur, ndërsa pastaj vijon porosi: “Aleksandi i Madh nuk mund të flasë. Do ta lemë Zaevin të flasë në emër të tij?”. .

Loading...