Një çift bashkëshortësh, përmes mashtrimit kanë vjedhur prona me vlerën e 500 mijë eurove.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj shtetasve Bashkim dhe Fiqirete Çala. Sipas informacioneve ndaj çiftit janë bërë 7 kallëzime penale për të njëjtën akuzë.

Gjithashtu dyshohet se çifti Çala të jetë arratisur në Amerikë.