Universiteti i Tetovës nga viti në vit vazhdon ngritjen në ranglistat që realizohen nga institucione të ndryshme ndërkombëtare rreth cilësisë së universiteteve.
Nën udhëheqjen e Rektorit, Prof. Dr. Vullnet Ameti, Universiteti i Tetovës vazhdon të shënojë suksese të njëpasnjëshme duke ndjekur rritën e shumë universiteteve prestigjioze ndërkombëtare. E gjitha kjo ka ardhur falë përpjekjeve që janë bërë për ngritjen e cilësisë së arsimit, investimeve në infrastrukturën teknologjike dhe rëndësisë së veçantë që i është kushtuar publikimeve dhe kërkimeve shkencore.
Në janar të vitit 2019 Këshilli i Lartë për Kërkime Shkencore i Spanjës, pjesë e të cilit është edhe grupi hulumtues Cybermetrix LAB, në edicionin e shtatë të tij, publikoi listën e top universiteteve botërore nga citimet e Google Scholar.
Në këtë listë, Universiteti i Tetovës, nga të gjitha universitetet shqiptare radhitej në vendin e katërt. Në këtë rangim janë përfshirë rreth 6 mijë universitete botërore, ndryshe nga rangimi në Webometrix, ku rangohen rreth 30 mijë sosh, i cili bazohet në publikimet dhe hulumtimet shkencore të institucioneve të arsimit të lartë.