Google njoftoi se nuk do të pranojë aplikacione dhe përditësime të reja që nuk kanë mbështetje për procesorët 64-bit që nga data 1 gusht 2019.

Përdoruesit do të vazhdojnë të jenë në gjendje të shkarkojnë versionet e vjetra të këtyre aplikacioneve. Lojërat e krijuara në Unity 5.6 ose më të vjetër nuk do të mbulohen nga ky vendim dhe do të vazhdojnë të përditësohen.

Ekziston mundësia që ky vendim të anashkalohet – aplikacionet që kanë vetëm mbështetje 32-bit do të jenë në gjendje të azhurnohen, por nuk do të funksionojnë në telefonat me softuer Pie. Kjo do të thotë se zhvilluesit do të  investojnë më pak në aplikacione të tilla.

Po ashtu, që nga 1 gushti 2021, Google Play planifikon të ndalojë ofrimin e aplikacioneve pa mbështetjen 64-bit. Kjo do të zbatohet për telefonat e rinj, ndërsa pajisjet e vjetra 32 bit ende do të jenë në gjendje të shkarkojnë aplikacione.

Wear OS dhe Android TV nuk do të ndikohen nga këto ndryshime dhe do të vazhdojnë të mbështesin aplikacionet 32-bit.