Është arrestuar pas 7 vitesh kërkime shqiptari i cili goditi bashkëatdhetarin e tij në Itali me një thikë me teh 25 centimetra të gjatë.

Fjala është për Mirjan Larajn, i cili në shkurt të 2012 goditi një tjetër shqiptar pasi kishin patur një konflikt për një vajzë. I riu mori goditjen në bark dhe fatmirësisht arrit të mbijetonte për shkak të ndërhyrjes së shpejtë të ambulancës.

Laraj u zhduk teksa gjykata e Romës e dënoi me 10 vite burgim. Falë lëshimit të një urdhër arresti evropian, shqiptari u zbulua dhe u arrestua. 31 vjeçarin e gjetën në Zvicër./Express