Sot, në Hagë, në Dhomat e Specializuara është intervistuar ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa – Remi.

Me rastin e këtij intervistimi të parë në Gjykatën Speciale ka folur edhe zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç.

Gjatë një prononcimi për agjencinë e lajmeve serbe ‘Tanjug’, Kocijançiç ka thënë se kjo gjykatë është duke e bërë punën e saj.

“Nuk më takon mua të komentojë punën e Gjykatës Speciale, ajo po e bën punën e saj. Në një kontekst më të gjerë, në aspektin e marrëdhënieve mes BE-së dhe rajonit, pajtimi është një nga parimet kryesore”, ka thënë ajo, përcjell lajmi.net.

Nga media në fjalë, Kocijançiç është pyetur se a mund të ndikojë puna e kësaj gjykate në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe në dialog, ajo ka theksuar se BE-ja ka një qëndrim të qartë kur është fjala për krimet e luftës.

“Bashkimi Evropian ka qëndrim të qartë kur bëhet fjalë për krime të luftës, pavarësisht se për kënd është fjala”, ka përfunduar Kocijançiç.