Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka thënë se “jam në ekipin që kam dashur gjithmonë të luaj”, madje edhe nëse i duhet të thotë “kurrë mos thuaj kurrë” se do të largohet nga aty

Raportet e fundit e kanë lidhur Dybalan me një kalim në një klub tjetër gjatë verës, përderisa argjentinas e ka humbur statusin e zgjedhjes së parë pas arritjes së Cristiano Ronaldos nga Real Madrid.

“Është e vështirë të dimë se çfarë na ka rezervu e ardhmja”, ka thënë Dybala për Canal+, si përgjigje për këto spekulime.

“Një lojtar e di vetëm ku luan sot, por ai nuk e di se ku do të jetë nesër””.

“Ende, ndihem shumë mirë në Juventus dhe jam këtu sepse gjithmonë kam dashur për të luajtur këtë ekip. Nuk e di çfarë ka rezervuar e ardhmja për mua, por unë ndihem mirë këtu”

“A do ti bashkoheshit ndonjë skuadër franceze? Kurrë mos thoni kurrë, por nuk është në planet e mia për momentin”.