Dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa 17 persona tjerë kanë marrë lëndime të lehta trupore, në 13 nga gjithsej 23 aksidentet në komunikacion.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, policia ka sanksionuar 139 vozitës të cilët e kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se sa është e lejuar, 23 persona kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit, ndër 35 janë sanksionuar për mos pajisje me patentë shoferi dhe 11 si fillestar.

Nga komunikacioni janë ç’kyçur 34 vetura të paregjistruara, ndërsa policia ka dënuar edhe 211 persona për parkim të parregullt. Ndërsa me ndihmën e “merimangës” janë larguar 130 vetura.

Loading...