Gigi Hadid ka sfiduar për herë të parë në pistën e Pradës për koleksionin Pranverë/ Verë të vitit 2019.

Super modelja doli me një fustan të kaltër dhe me gurë të çmuar si dhe me një stil të flokëve krejt të ndryshëm nga përditshmëria e saj.

Prezantimi i koleksionit u bë në qytetin e Milanos.

Më pas edhe Gigi postoi një video në Instagramin e saj.