Kryetari i LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë ka njoftuar mbrëmjen e sotme nëpërmjet një postimi në profilin e tij në facebook se partia që ai drejton po bën gati proçedurën ligjore për regjistrimin në KQZ.

Regjistrimi në KQZ është hapi i parë që një parti politike kryen për ti hapur rrugê konkurimit të saj në zgjedhjet lokale.

Gjithashtu, Galdini sqaron se LDE është një parti vendosmërisht opozitare me Qeverisjen e Rilindjes dhe të majtën.

LDE është parti e qendrës së djathtë dhe probiznes e properëndimore, shkruan Kryetari i LDE.

Kujtojmë se LDE është formalisht ende pjesê e Koalicionit Opozitar të drejtuar nga Partia Demokratike.

Nuk dihet nëse LDE do të vijojë të jetë pjesë e Koalicionit me PD apo nëse do të konkurojë në zgjedhjet lokale si pjesë e Koalicionit me PD.

E sigurtë është që LDE po përgatitet fort për të konkuruar në zgjedhjet lokale tê qershorit, në Koalicion apo e vetme.

Galdini u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë, aktivistëve, miqve, dashamirësve, miqve e simpatizantëve të LDE në çdo Bashki të Shqipërisë, që nëse ndihen idealistë e historibërës, të papërlyer e të gatshëm për të konkuruar me siglën e LDE, të kontaktojnë drejtuesit lokale dhe qendrorë të kësaj partie.

Ja edhe postimi i plotë i Arian Galdinit në facebook:

Miq,

LDE po bëhet gati e po përmbush të gjitha proçdurat e nevojshme ligjore për tu regjistruar si parti në KQZ për të marë pjesë në zgjedhjet lokal të qershorit.

LDE është parti opozitare e vendosur me Qeverisjen e Rilindjes dhe të majtën.

LDE është parti e qendrës së djathtë.

LDE është parti probiznes, proliri, prodemokraci  pro dinjitetit njerëzor, proPerëndimore.

Ju bëjmë thirrje të gjithë miqve, aktivistëve, dashamirësve tanë që ndihen të gatshëm, guximtarë dhe të papërlyer e që duan të konkurojnë në Bashkitë e tyre përkatëse në zgjedhjet lokale të qershorit që të na kontaktojnë.

Ne duam e do të konkurojmë në këto zgjedhje me ambicje serioze.

Kush e ndjen veten gati le të na kontaktojë.

Arian Galdini

Kryetar i LDE

LDE – Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë

Loading...