Seriali “Bixhoz me dashurinë” është ndër të preferuarit e publikut dhe historia e vëllezërve Oberoi i ka tërhequr të gjithë.

Mirëpo ashtu si në shumë seriale, edhe tek ky, kanë ndodhur gabime.

Një prej tyre ndodhi në episodin kur Anika shkoi në takim me Samarin, vëllain e Ragnit.

Atë ditë si kurrë më parë, Anika u vesh me fustan modern, taka dhe çantë të kushtueshme.

Në momentin kur Anika zbriti nga makina u shfaq me një palë taka ngjyrë bezhë, por teksa ecte drejt lokalit dhe fliste me Rudrën, aktorja u shfaq me një palë taka të tjera.

Pasi hyri në lokal Anika u shfaq sërish me takat e mëparshme. Kuriozë jemi të dimë pse i ka ndryshuar takat aktorja./revistawho.com

Image