Në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup janë regjistruar shtatë raste të reja të dyshuara me fruth. Bëhet fjalë për fëmijë të cilët vijnë nga çerdhja “Dielli” e cila ndodhet në lagjen Novo Lisiçe të komunës së Aerodromit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë deri më tani, me simptome të fruthit nga e njejta çerdhe janë regjistruar tetë fëmijë të cilët nuk kanë qenë të vaksinuar me vaksinën MRP.

„Nga 6 janari e deri më tani, gjithsej 22 persona janë hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup, 13 prej tyre janë ende në hospitalizim ndërkaq 9 të tjerë janë lëshuar për në shtëpi. Pacienti më i ri është foshnje e moshës 8 muajshe ndësa pacienti më i rritur është i moshës 33 vjeçare.  Deri më tani në Klinikën Infektive në Shkup janë kontrolluar rreth 30 pacientë të cilët janë dyshuar apo janë konstatuar se janë të prekur nga fruthi” – theksuan nga Ministria e Shëndetësisë.

Loading...