Nga burime brendaqeveritare marrim vesh se Kasami ka qenë i gatshëm të heqë dorë nga të gjitha kërkesat nëse Zaev i’a jep vulën e Besës në gjykatë. Për këtë ditë më parë informoi edhe gazeta maqedonase fokus.mk (https://fokus.mk/kasami-go-utsenuva-zaev-i-so-brendot-na-besa/), duke thënë se Kasami nuk ka dert çëshjen shqiptare as ndryshimet kushtetuese, por as edhe integrimin e vendit në NATO dhe BE, mbase derti i vetëm i Kasamit janë vulat e partisë. Sipas informatave jozyrtare marrim vesh se, Kasami ka kërkuar nga Zaevi vetëm vulat dhe asgjë tjetër, ndërsa jozyrtarisht përkitazi me këtë mirret vesh se në një koment Zaev i ka thënë “Ti çka të duash voto, unë nuk pëzihem në gjykatë”. Kjo e ka çmendur Kasamin.

Këto ditë pritet të dalë vendimi përfundimtar dhe do të merret vesh nëse Zaev ka rënë pre presioneve të Kasamit.
Ashtu siç u tha mbrëmë edhe në opinion, tashmë Kasami nuk ka asnjë kontroll mbi deputetët Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli, mbase thuhet se Kasami ka qenë kundër votimit për ndryshimet kushtetuese, ndërsa gjithçka ka ndodhur në momentet e fundit pak para votimeve për ndryshime kushtetuese, shfaqen deputetët Fadil Zendeli dhe Teuta Bilalli, të cilët thuhet se pa dijenin e Kasamit kanë votuar ndryshimet. Jozyrtarisht, thuhet se deputetja Teuta Bilalli është shumë pranë kalimit në LSDM, andaj edhe dje kaluan lehtë ndryshimet kushtetuese.

Global